Vinícius zbulon bisedën me Mourinhon: Më kërkoi të jem siç kam qenë gjithmonë

Mes spekulimeve për të ardhmen e tij dhe vështirësive në negociatat për rinovimin e kontratës me Real Madridin, Vinícius Júnior ka folur për herë të parë pas rikthimit në stërvitje. Sulmuesi brazilian, i cili iu bashkua skuadrës pas pushimeve pas Botërorit 2026, zbuloi edhe një bisedë që pati me trajnerin José Mourinho.
Në një intervistë për Real Madrid TV, Vinícius tregoi se tekniku portugez i ka kërkuar të vazhdojë të jetë ai që ka qenë gjithmonë.
Lexo edhe:Real Madridi gati t’i japë Viniciusit një pjesë të shumës së transferimit për ta bindur të kalojë tek Arsenali
“Ai dëshiron që unë të jem siç kam qenë gjithmonë: i lumtur, me buzëqeshje dhe duke luajtur futbollin tim”, u shpreh sulmuesi brazilian, duke zbuluar tri mesazhet kryesore që mori nga Mourinho.
Vinícius foli edhe për përgatitjet e ekipit para sezonit të ri, duke theksuar rëndësinë e fazës përgatitore për të shmangur dëmtimet dhe për ta mbajtur skuadrën në formën më të mirë.
“Duhet të përgatitemi fizikisht për sezonin, në mënyrë që të kemi sa më pak dëmtime dhe të jemi të gjithë në dispozicion gjatë gjithë vitit. Të hënën zhvilluam dy seanca stërvitore, ndërsa sot punuam edhe në palestër. Ishte një seancë e shkurtër, por e dobishme për të ngarkuar këmbët”, deklaroi ai.
Real Madridi do të vazhdojë përgatitjet me një tjetër ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet të shtunën, në Budapest, ndaj Ferencvárosit.
Në fund, Vinícius pranoi se ngarkesat e fazës përgatitore ndihen nga të gjithë futbollistët.
“Dalim nga stërvitjet shumë të lodhur, por tani është koha të rikuperojmë. Parasezoni është gjithmonë kështu dhe duhet të jemi të përgatitur”, përfundoi braziliani.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128