Përkeqësohet situata në Mallakastër, flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit
Situata nga zjarri në fshatin Rriban të Mallakastrës është rënduar gjatë orëve të natës, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po i afrohen masivit pyjor të Lofkëndit.
Autoritetet e konsiderojnë vatrën një nga më problematiket, ndërsa në terren vijon operacioni për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur zonën pyjore.
Në operacion janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 35 punonjës të bashkisë dhe dy autobote me ujë. Gjithashtu, pritet t’u bashkohen ndërhyrjes edhe 35-40 trupa të Forcave të Armatosura.
Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, bimësia e dendur dhe intensiteti i lartë i flakëve po e bëjnë të pamjaftueshme ndërhyrjen nga toka, ndaj kërkohet edhe mbështetje nga ajri për të izoluar vatrën dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128