VIDEO/ Dyshohet se mori 5 mijë euro në ditën e parë të punës, “zhduket” punonjësja e një exchange-i në Vlorë
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku pronari i një pikë të këmbimit valutor, exchange, ka bërë një denoncim në polici ndaj një punonjëseje të re.
Sipas kallëzimit të pronarit, e reja ishte punësuar prej vetëm një dite pranë këtij subjekti. Pronari pretendon se punonjësja ka marrë një shumë prej 5 mijë eurosh nga arka dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i punës.
Pasi ka konstatuar mungesën e parave dhe të punonjëses, pronari i është drejtuar Policisë së Vlorës për të kryer veprimet proceduriale. Ndërkohë, autoritetet pritet të verifikojnë rrethanat e plotë të ngjarjes dhe të kryejnë hetimet përkatëse.
Sakaq, pronari i exchange-it i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128