Tjetër atentat ndaj Trump? Një burrë i armatosur arrestohet pranë fushës së golfit të Presidentit
Autoritetet në Kaliforni kanë arrestuar një burrë pranë një fushe golfi në pronësi të Presidentit Donald Trump në zonën e Los Angeles, përpara vizitës së presidentit për një darkë me qëllim mbledhjen e fondeve.
Jeanine John Taele, 38 vjeç, u kap me një pistoletë dhe municione të paligjshme në Fushën Kombëtare të Golfit Trump në Rancho Palos Verdes, thonë hetuesit.
Sipas Departamentit të Sherifit të Los Anxhelosit, ai “u vu re duke ecur nëpër fushat e golfit duke bërë fotografi dhe video dhe dukej sikur monitoronte aktivitetet e planifikimit të sigurisë”.
Arrestimi u krye të dielën pasdite. Trump aktualisht është duke vizituar Kaliforninë për të marrë pjesë në një darkë për mbledhjen e fondeve të partisë Republikane në kurs të martën. Taele po mbahet nën akuzat për mbajtjen e fshehur të një arme zjarri dhe posedim të municionit që depërton blindën.
Në një njoftim për shtyp, departamenti i sherifit tha se Taele u arrestua pasi agjentë federalë të veshur civilë raportuan një person të dyshimtë tek autoritetet lokale gjatë mesditës.
Kur policia u përball me burrin, ata zbuluan se ai po kërkohej në lidhje me një grabitje nga Departamenti i Policisë së El Segundo, rreth 25 km në veri të Rancho Palos Verdes, një enklavë bregdetare e pasur e njohur për kodrat dhe shkëmbinjtë e saj piktoreske.
Autoritetet e kontrolluan dhe zbuluan se mbante me vete një karikator me 16 fishekë. Në automjetin e tij, i cili ishte parkuar në fushën e golfit, ata gjetën një pistoletë të mbushur, së bashku me një karikator të mbushur që përmbante municion me majë të zbrazët.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128