Kapiteni kombëtares drejt Arabisë, pas një dekade në Bergamo, Gjimshiti lë Atalantën
Pas një dekade, Berat Gjimshiti i thotë lamtumirë Atalantës dhe futbollit italian për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite te klubi i Al Diriyah.
Sipas gazetarit të specializuar të merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, Al Diriyah ka arritur marrëveshjen për transferimin e kombëtares shqiptare për vlerën e 3 milionë euro, me futbollistin që do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor të 2028
Berat Gjimshiti u transferua te Atalanta në janar të vitit 2016 nga Zyrihu ku nisi edhe karrierën e tij. Gjatë këtyre 10 viteve, qendërmbrojtësi shqiptar ka zhvilluar mbi 250 ndeshje me klubin bergamask në Serie A dhe ka luajtur një rol kyç te Atalanta në fitoren e Europa League në sezoin 2023/24. Po kështu, Gjimshiti ka qenë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Atalantës edhe në Ligën e Kampioneve dhe ka spikatur për lidershipin e tij, lojën në ajër dhe për një lojë vazhdimisht të mirë në mbrojtje.
Berat Gjimshitit i skadonte kontrata me Atalantën në qershor të vitit të ardhshëm dhe tani në moshën 33 vjeçare ai kërkon të çojë eksperiencën e fituar prej tij në Evropë edhe te skuadra e tij më e re Al Diriyah.
??? EXCL: Al Diriyah FC reach verbal agreement to sign Berat Djimsiti from Atalanta.
Fee worth €3m, contract until June 2028 for the centre back as Saudi sources confirm. ?? pic.twitter.com/VSvEbu3lTB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2026
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128