Shpresë për marrëveshje? Donald Trump flet për negociatat SHBA-Iran

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se administrata e tij pati "diskutime shumë të mira" me Iranin gjatë negociatave të së martës, duke rritur pritshmëritë për një fund të afërt të konfliktit 5-mujor.
Çmimet e naftës ranë me rritjen e shpresës se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për të rivendosur trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit të bllokuar.
“Negociatat e zhvilluara zgjatën gjithë ditën”, tha Trump për emisionin “Night” të “Fox News”. “Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt", shtoi Trump. “Nëse ata tërhiqen sërish, do të goditen shumë rëndë", vijoi ai.
Trump shpesh ka kërcënuar me sulme masive nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje, ndërkohë që bisedimet deri më tani nuk kanë arritur t'i japin fund armiqësive.
"Axios", duke cituar dy burime rajonale dhe një zyrtar amerikan, raportoi se SHBA-të dhe Irani po afrohen drejt një marrëveshjeje të përkohshme për të rihapur ngushticën me marrëveshjen e Omanit, i cili kontrollon një pjesë të rrugës ujore. Raporti tha se Uashingtoni mund të dalë me një njoftim të mërkurën.
Megjithatë, media shtetërore iraniane, duke cituar një burim të informuar, tha se një marrëveshje me Omanin mbi ngushticën, e cila normalisht transporton rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, do të vonohet "për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërcënojnë Iranin".
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128