Derbi në miqësore, Milani dhe Interi përballen sot, Amorim e Chivu fusin ekipet e dyta

5 August 2026, 12:37 / SPORT ALFA PRESS
Derbi në miqësore, Milani dhe Interi përballen sot, Amorim e

Këtë të mërkurë në orën 13:00 në Perth të Australisë, Milani dhe Interi do të zhvillojnë një miqësore luksi, me stadiumin 'Optus' që pritet të ketë 65 mijë tifozë në shkallët e tij.

Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore me një domethënie të veçantë, e cila zhvillohet vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të legjendës kuqezi, Franco Baresi. Milani do të zbresë në fushë edhe për t'i bërë homazh ikonës së klubit, i cili u përcoll dje për në banesën e fundit në Milano, gjatë ceremonisë mortore të mbajtur në Bazilikën e Shën Ambrozit, në praninë e mijëra tifozëve.

Zikaltrit, që vijnë pas fitimit të dy trofeve, Serie A dhe Kupës së Italisë, në sezonin e parë të Chivut në stol, do të jenë ende pa Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, të cilët janë rikthyer vonë pas angazhimeve në Kupën e Botës.

Formacionet zyrtare:

MILAN (3-4-2-1): Torriani; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Chukëueze, Fofana, Musah, Bartesaghi; Loftus-Cheek, Cisse; Camarda.

Trajner: Ruben Amorim

INTER (3-5-2): J. Martinez; Pavard, Bisseck, Bastoni; Diouf, Barella, Stankovic, Zielinski, Dimarco; Pio Esposito, Iddrissou. Trajner:

Cristian Chivu

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa