“Gënjeshtar”/ Luis Figo shpërthen ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet, tani!

5 August 2026, 15:57 / SPORT ALFA PRESS
“Gënjeshtar”/ Luis Figo shpërthen ndaj Gianni Infantinos:

Figo, që është një prej këshilltarëve të kreut të UEFA, Alexander Ceferin dha versionin e tij për ngjarjet e javëve të fundit dhe kërkoi hapur largimin e zviceranit nga posti i tij.

‘Mund të shkruaja 10 mijë fjalë për problemet e FIFA-shkruante Luis Figo në letrën e tij-por zgjidhja kërkon vetëm pak prej tyre; Infantino duhet të largohet. E kam dashur futbollin gjatë gjithë jetës sime. Kam qenë futbollist profesionist prej 20 vitesh dhe besomëni jam  ndeshur me disa të pacipë gjatë karrierës sime në këtë sport. Por ajo që doli në dritë në 10 ditët e fundit është sjellja më e ulët, mashtruese dhe egoiste që kam parë ndonjëherë’

Padyshim që Luis Figo kritikoi me forcë planin për shitjen e 20% të të drejtave komerciale të Botërorit.

‘Nëse kjo ide ishte kaq e mirë, përse ai nuk ia thatë anëtarëve kur i kishte të mbledhur të gjithë përpara finales së Botërorit?-vijonte Luis Figo teksa i drejtohej Infantinos-nëse bëhej fjalë për një plan kaq solid, pse nuk informuat anëtarët e tjerë të FIFA për rreziqet dhe përfitimet që ju përshkruanit. Nëse plani ishte kaq i qartë, pse nuk u treguat i ndershëm në lidhje me faktin që në fund ai do t’ju jepte 30 milionë dollarë në vit? Por asnjë nga këto nuk ndodhën, sepse nuk është një ide e mirë. Nuk është një ide solide dhe as transparente në lidhje me përfitimet marramendëse që kërkojnë gjithnjë kompanitë me kapital privat’

Luis Figo pasi përmendi edhe një sërë problematikash të tjera shkoi më tej në sulmin ndaj presidentit të FIFA.

‘Infanto e degradoi postin e presidentit të FIFA, një post të cilin ai premtoi ta lartësonte-vijon Figo-gënjeu, mashtroi dhe tentoi të pasurohej në kurriz të sportit të cilit supozohet që t’i shërbejë. Humbi mbështetjen e ekipit të tij drejtues, të këshilltarëve më të afërt, të shumicës së personave që i kanë dedikuar jetën e tyre këtij sporti dhe mesa duket edhe vetë fituesit të Çmimit të Paqes së FIFA. Është shumë vonë për të shpëtuar dinjitetin, por nuk është shumë vonë për të shpëtuar futbollin. Duhet të largohet. Tani’.

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa