Çfarë po ndodh? Mohoi një tjetër tryezë me VV, Abdixhiku takohet ‘fshehurazi’ me Kurtin në Kuvendin e Kosovës

5 August 2026, 16:48 / KOSOVA ALFA PRESS
Çfarë po ndodh? Mohoi një tjetër tryezë me VV,

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë aktualisht në një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Sipas burimeve, Kurti është nisur drejt Kuvendit me t’u kthyer në Prishtinë, teksa Abdixhiku shkoi aty menjëherë pas përfundimit të takimit me Grupin Parlamentar të partisë së tij. Kjo është mundësia e fundit për arritjen e marrëveshjes para seancës së nesërme. LDK-ja ka thënë se e kërkon Presidentin.

Kujtojme se pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Abdixhiku u shpreh shkurt para mediave, duke thënë se nuk ka zhvillime të reja për të raportuar.

 

Po ndodh...