Gianfranco Zola rikthehet te Italia, merr rolin e koordinatorit për projektet e të rinjve

5 August 2026, 17:24 / SPORT ALFA PRESS

Gianfranco Zola rikthehet te Italia, merr rolin e koordinatorit për

Gianfranco Zola rikthehet në strukturat e futbollit italian. Ish-futbollisti i Kombëtares “Azzurre” do të mbajë rolin e koordinatorit të projekteve për aktivitetet e të rinjve pranë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.

Sipas komunikatës zyrtare të federatës, Malagò dhe drejtori teknik Claudio Ranieri kanë kërkuar që Zola të marrë këtë detyrë për të plotësuar strukturën federale.

Roli i tij do të lidhet me zhvillimin dhe koordinimin e të gjitha kombëtareve italiane të moshave.

Zola sjell me vete përvojën e viteve të fundit në punën me futbollistët e rinj, ku është angazhuar në projektet e zhvillimit të talenteve në Lega Pro.

Në detyrën e re ai do të bashkëpunojë me koordinatorin teknik Maurizio Viscidi për ndërtimin e strukturave të kombëtareve të të rinjve.

“Karizma, përgatitja dhe puna e tij me të rinjtë përfaqësojnë një bazë të rëndësishme për të ndërtuar të ardhmen e futbollit italian”, është shprehur Malagò, duke shtuar se me Ranierin, Mancinin dhe Zolën synohet një perspektivë e re për Kombëtaren italiane.

Po ndodh...