Arrestohet ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares si shitës kokaine: Më shkarkuan nga puna…

5 August 2026, 19:38 / SPORT ALFA PRESS

Një ish-futbollist shqiptar, i cili ka veshur edhe fanellën e Kombëtares, ka përfunduar në prangat e policisë franceze, nën akuzën e tregtimit të lëndëve narkotike, më saktësisht të kokainës.

Ish-futbollisti Olgert Muka, është ndaluar në Dizhon të Francës dhe ka dhënë edhe dëshminë e tij para gjykatës, pas arrestimit në flagrancë nga policia që po e mbikëqyrte prej ditësh. Pas më shumë se 10 ditësh nën vëzhgim, policia ka ndalur Mukën dhe një tjetër shtetas shqiptar që po shpërndanin kokainë në një park në Dizhon.

Ai është marrë në pyetje dhe ka dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjeve duke treguar çfarë e shtyu të ndërronte futbollin me këtë “profesion” shumë më të rrezikshëm.

Sipas informacioneve nga Franca, ai ka justifikuar këtë “punësim të përkohshëm” me vështirësitë financiare që po kalonte ai dhe familja e tij. 46-vjeçari, i cili ka luajtur në karrierën e tij në Shqipëri me skuadra si Lushnja, Teuta, Dinamo, Bylis, Flamurtari, Partizani e Besa, duke veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare në disa miqësore, pasi kishte varur këpucët në gozhdë, kishte nisur karrierën e trajnerit.

Po ndodh...