Harta e re ‘ndez’ edhe Klosin, qytetarët: Referendum ose bllokojmë Rrugën e Arbrit

5 August 2026, 19:24 / POLITIKË ALFA PRESS
Harta e re ‘ndez’ edhe Klosin, qytetarët: Referendum ose

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të Klosit për të protestuar kundër propozimit të qeverisë për shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Protestës iu bashkuan banorë pa dallime politike, të cilët kërkuan që Bashkia Klos të ruajë statusin aktual dhe kundërshtuan planin e qeverisë.

Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje për referendum, ndërsa një prej protestuesve deklaroi: “Anëtarët e PS dhe PD të djegin teserat… referendum nëse nuk binden.”

Banorët paralajmëruan se protestat nuk do të ndalen deri në tërheqjen e projektit, duke bërë të ditur se janë të gatshëm të përshkallëzojnë reagimin deri në bllokimin e Rrugës së Arbrit.

“Më mirë të na bashkojnë me Tiranën sesa me Matin”, u shprehën disa prej protestuesve, të cilët theksuan se nuk e pranojnë bashkimin e propozuar.

Ata paralajmëruan gjithashtu se, nëse Klosi humbet statusin e bashkisë dhe bashkohet me Matin, një pjesë e banorëve mund të bojkotojnë zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në Tiranë, ku pritet t’u bashkohen qytetarë nga bashki të tjera që kundërshtojnë reformën administrativo-territoriale.

Po ndodh...