As Inter dhe as Arsenal, Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshjen me Tottenham

13 August 2026, 15:14 / SPORT ALFA PRESS

Cristian Romero largohet nga Tottenham për të vijuar karrierën e tij në kampionatin spanjoll. Mbrojtësi argjentinas do të jetë futbollist i Atletico Madridit me të cilin ai vetë e kishte arritur akordin.

Tani Los Colchoneros kanë gjetur marrëveshjen edhe me Tottenhamin për vlerën e 34 milionë paundëve së bashku me bonuset. Po kështu në këtë marrëveshje është përfshirë edhe klauzola e rishitjes së mundshme të Romeros sipas së cilës, Tottenham ka të drejtën të përfitojë 15% nga të ardhurat që Atletico Madrid do të sigurojë nga një shitje e mundshme e argjentinasit

Skuadra madrilene e ka ndjekur prej kohësh mbrojtësin e kombëtares argjentinas dhe pritej që Tottenhami të lejonte largimin e kapitenit të tij në rast se do të merrte ofertën e duhur. Nga ana e tij vetë qendërmbrojtësi preferonte kalimin në kryeqytetin spanjoll edhe pse ai u vu edhe në shënjestrën e Interit dhe Arsenalit.

Cristian Romero, që kishte me Tottenham një kontratë deri në 2029, ka zhvilluar me Hotspurs 124 ndeshje duke shënuar 12 gola, ndërkohë që ka marrë edhe 4 kartonë të kuq.

 

Po ndodh...