Rama mbledh sot kryebashkiakët në jug të Shqipërisë, mësohet arsyeja

12 August 2026, 11:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 12:00 një takim të papritur me kryebashkiakët në një nga lokalet e zonës së Kuç-Qeparo, ku mësohet se në fokuesin e këtij takimi do të jetë Reforma Territoriale.

Në takim pritet që të marrin pjesë kryetarët e bashkive, ku të pranishëm mësohet se do të jenë edhe kryebashkiakët që me propozimin e PS-së për reformën territoriale, iu shkrihen bashkitë.

Mësohet se kryeministrit dhe krerët e pushtetit lokal do të diskutojnë në lidhje me Reformën Territoriale dhe ndarjet e saj. Ndërsa raportohet se në takim kanë mbërritur kryebashkiakët e parë. Ndërsa detaje të plota pritet që të dalin në vijim.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama në data 23 dhe 24 gusht do të mbledhë qeverinë në vilën qeveritare në Pogradec, ku nuk përjashtohet as mundësia që të ketë ndryshime në qeveri.

Po ndodh...