Turqia mbledh yjet e futbollit! Vlahovic te Beshiktashi, Lukaku firmos me Fenerbahçen

Turqia është kthyer në një oaz për një pjesë të madhe të yjeve që e kanë mbyllur me futbollin e rëndësishëm apo që nuk janë në kushte për të luajtur në nivele të larta.
Pas Mohamed Salah, është radha e Dusan Vlahovic, me “bomberin” serb që në pamundësi për të gjetur një ekip “big” pranoi ofertën e Beshiktash.
Përcaktues në këtë pikë ishin milionat dhe kontrata e majme që Beshiktash i vendosi në tavolinë.
Ish sulmuesi i Juves do të firmos një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, plus 10 të tjera në momentin e firmës, si bonus mirënjohje.
Të njëjtin destinacion ka zgjedhur edhe Romelu Lukaku. Sulmuesi belg ka gjetur akordin total me ekipin e Fenerbahces duke u larguar në këtë mënyrë nga Napoli.
Presidenti De Laurentis vendosi të lë të lirë Lukakun duke pranuar një ofertë modeste prej 7 milionë euro. 40% e kësaj shumë do t’i shkojë ekipit të Chelsea-t.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128