Banorët "zbarkuan" para derës së Bankersit, protesta përshkallëzohet në përplasje fizike

Është shoqëruar me tensione protesta e sotme qytetare e zhvilluar para zyrave të Bankers Petroleum, ku dhjetarë banorëve të fshatrave Marinzë, Sheqishte, Belinë, Kallm dhe Zharrëzë u bënë bashkë duke ngritur zërin në lidhje me tokat e tyre që po përdoren nga kompania në fjalë. Ndërkohë që banorët pretendojnë se nuk kanë marrë pagesat e plota për shfrytëzimin e tokave të tyr, ndaj sot ata zbarkuan për të disatën herë në Marinzë duke kundërshtuar punën e naftëtarëve të Bankersit.
Mirëpo, një përplasje e papritur ka ndodhur mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë së Bankersit. Pasi banorët u panë duke kaluar rrethimin e godinës së Bankersit, në tentativë për të hyrë brenda godinës në fjalë, rojet e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë duke iu drejtuar se ata kanë urdhër që të mos i lejojnë ata.
“Ik ore andej” dëgjohen banorët duke iu drejtuar rojeve të sigurisë. Nga ana tjetër këta të fundit u kanë bërë të qartë se ata nuk lejohet të hynë brenda godinës.
Në prononcime të dhëna për mediat që kanë qenë sot prezente në tubimin e tyre, protestuesit janë shprehur të zhgënjyer nga kontrata që kanë firmosur me Bankersin, për të cilën thonë se ata nuk i janë përmbajtur fare kushteve që janë diskutuar mes palëve në fillim, duke shtuar se kostot e përdorimit të tokave të tyre janë përgjysmuar.
Kjo është hera e dytë për këtë sezon veror që banorët e Marinzës e jo vetëm, bëhen bashkë duke kërkuar llogari nga Bankersi për mënyrën e shfrytëzimit të tokave të tyre. Banorët kanë protestuar dhe gjatë muajit korrik para godinës së kompanisë në fjalë.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128