Përplasje brenda PS/ Socialistët e Maliqit rebelohen ndaj Ramës dhe refuzojnë bashkimin me Korçën
Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, është kundërshtuar edhe nga socialistët e Maliqit të cilët refuzojnë bashkimin e Bashkisë së tyre me Korçën. Vetë kreu i PS në Maliq, Ornid Demollari, doli publikisht kundër projektit të qeverisë, me argumentin se largon shërbimet nga qytetarët. Reagimin Demollari e bëri gjatë dëgjesave me banorët në njësinë administrative Libonik, të cilët shprehën qëndrimin kundër shkrirjes dhe akuzuan qeverinë se merr vendime pa u konsultuar me ta
Socialistët e Maliqit shprehen kundër projektit të qeverisë për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Korçën. Këshilli Bashkiak i Maliqit, ka nisur dëgjësat me banorët e njësive administrattive të cilët kundërshtojnë njëzëri hartën e re territoriale të propozuar nga PS. Vetë kryetari i PS së Maliqit, Ornid Demollari doli publikisht kundër draftit të partisë së tij, me arsyetimin se largon shërbimet nga banorët
Deklaratën Demollari e bëri pas takimeve të zhiilluat në njësisnë administrative Libonik, ku banorët thanë se kundërshtojnë me forcë bashkimin e Maliqit me Korçën, ndërsa akuzuan qeverinë se merr vendime pa u konsultuar me qytertarët e prekur nga shkrirja
Konsultimet do të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të Maliqit, ndërsa Këshilli Bashkiak pritet të miratojë qëndrimin e tij në një mbledhje të posaçme më 20 gusht. Materiali do t’i përcillet më pas Kuvendit, ndërsa diskutimi për reformën territoriale pritet të rikthehet në muajin tetor.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
Shenjat e një ndryshimi të padukshëm: Çarjet që po transformojnë Shqipërinë
Guximi është frika që zgjat një minutë më shumë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128