Ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës, ishte me pushime me familjen në bjeshkët e Tropojës
13 August 2026, 11:51 / AKTUALITET

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare.
Haluci ndodhej në bjeshkët e Tropojës, ku kishte shkuar për të pushuar së bashku me familjen, raporton RTSH.
Mëngjesin e sotëm, ai u kishte treguar familjarëve se nuk ndihej mirë dhe disa minuta më pas është gjetur pa shenja jete.
Vdekja e papritur ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe të afërmit e tij. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes pritet të përcaktohen nga ekspertiza mjekoligjore dhe autoritetet përkatëse.
Skënder Haluci ka shërbyer si kryetar i Gjykatës së Vlorës gjatë karrierës së tij në sistemin e drejtësisë, teksa ishte larguar nga vettingu.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128