Mallakastra, Lura dhe Kruja ende nën flakë! Shuhet zjarri që rrezikoi Tiranën, ja si paraqitet situata aktuale në vend

Prej ditësh po vijon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit që janë akoma aktive në vend, më konkretisht në lagjen Abaze të Krujës, Lurë dhe Mallakastër. Ndërsa bëhet me dije se situata në Abaze paraqitet më problematike. Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri ndodhet vetëm rreth 10 metra larg shtëpive, duke detyruar banorët që të evakuuohen.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se dhjetëra efektivë të forcës zjarrfikëse janë në terren duke luftuar me flakët, me synim shuarjen totale të zjarreve dhe normalizimin e situatës në vend. Po ashtu thuhet se kanë nisur dhe ndërhyrjet nga ajri.
Sakaq thuhet raportohet se zjarri vijon të jetë akoma aktiv në Krujë, Lurë dhe Lofkënd–Ngraçije, në Bashkinë Mallakastër. Në Lofkënd-Ngraçije raportohet se janë angazhuar në total 30 trupa të FA-së, 10 efektivë të Policisë Bashkiake, 15 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, 5 efektivë të MZSH-së si dhe 1 automjet zjarrfikës.
Po ashtu thuhet se në drejtim të ekonomisë pyjore në Gjinoqare, po operojnë strukturat e MZSH Patos me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë. Burimet raportojnë se po vijon zgjerimi i perimetrit të zjarrit, ndërsa fatmirësisht në orët e para të mëngjesit intensiteti i flakëve është paraqitur më i ulët.
Pavarësisht temperaturave të larta dhe përhapjes së flakëve nga era e fortë, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në çdo situatë, forcat zjarrfikëse, trupa të Forcave të Armatosura, punonjës të Policive Bashkiake dhe punonjës të ndërmarrjeve të shërbimeve Publike janë në shërbim të qytetarëve dhe të sigurisë së tyre, si në Krujë, si në Lurë, Mallakastër, Vaun e Dejës, Mirditë, si edhe në Priskë/Daias/Farkë.
Falë ndërhyrjes së të gjithë efektivëve zjarrfikës të strukturave vendore dhe atyre të Forcave të Armatosura bëhet me dije se situata që po menaxhohet, pa rrezik për jetën dhe banesat e qytetarëve.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128