Pamje apokaliptike/ Situata kritike në Priskë, thirrje zjarrfikësve: Kemi nevojë për ju, nisuni drejt Tiranës!
Drejtuesi i Trajnimeve në Drejtorinë për Mbrojtjen nga Zjarri, Agustin Pepkolaj u ka bërë thirrje strukturave zjarrfikëse të bashkive në të gjithë vendin që aktualisht nuk janë të angazhuara në operacione të tjera, të mobilizohen në ndihmë të forcave që po përballen me zjarrin në Priskë të Tiranës.
Thirrja vjen në një moment kur situata në zonë vijon të jetë e vështirë, ndërsa flakët janë duke u përhapur me shpejtësi.
Thirrja e Pepkolaj:
THIRRJE URGJENTE
Të gjitha strukturat e MZSH-së, të bashkive që aktualisht janë të lirë dhe mund të angazhohen në ndihmë, pa cenuar gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale në bashkitë e tyre, të paraqiten për mbështetje në Tiranë, pranë vatrës së zjarrit në Priskë.
Kërkohet mobilizim dhe solidaritet maksimal mes strukturave zjarrfikëse, duke ruajtur njëkohësisht nivelin e nevojshëm të gatishmërisë në çdo bashki.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128