Sondazhet/ Berisha i ngazëllyer që PS ka rënë me 20 pikë, por shifrat për katandisjen e PD nuk i tregon!

12 August 2026, 13:18 / POLITIKË ALFA PRESS
Sondazhet/ Berisha i ngazëllyer që PS ka rënë me 20

Gjatë konferencës me gazetarët, këtë të mërkurë, kreu i PD Sali Berisha, duke ju referuar një sondazhi të brendshëm të mazhorancës për fuqinë elektorale të partive, pas nisjes së Protestës kundër kastës së korruptuar të përfaqësuar nga Rama dhe Berisha, zbuloi se PS ka rënë me 20 pikë në elektorat, kurse kryeministri, rezulton edhe me poshtë se partia që drejton, duke e cilësuar atë si faktorin kryesor të kësaj rrokullisje të madhe të PS.

Por i pyetur nga gazetari Marglen Kume nëse i di shifrat për PD nga ky Poll, Berisha refuzoi që të japë detaje duke thënë se nuk mund ti besosh një sondazhi të PS për kundërshtarët. Pas kësaj gazetari Kume këmbënguli, duke kërkuar kësaj here nga Berisha shifra të sondazheve të vetë PD, por Berisha tentoi që të dalë nga situata duke u përgjigjur shkurt, se partia e tij nuk bën sondazhe! 

Mariglen Kume, MCN TV: Zoti Berisha, ju e nisët këtë konferencë duke përmendur një poll të vetë Partisë Socialiste, në të cilën evidentohej sipas jush rënia e Partisë Socialiste. A kishte ky poll të dhëna se në çfarë pozitash ndodhet Partia Demokratike dhe partitë e tjera të reja apo lëvizjet e reja?

Sali Berisha: Po a mund t'u besosh socialistëve ti në poll për kundërshtarët? S'mund t'u besosh atyre. Ata i zhdukën këto. Unë as i pyeta, as u interesova. Unë mora vesh këto dy lajme, të sigurta i keni, që polli i ka rënë në krahasim me zgjedhjet me njëzet e sa pikë. Vetë, se vetë u mburret atyre, u thotë u mbaj unë ju u thotë, vetë del nën socialistët. Pra, ai është faktor i rrokullisjes së madhe.

Po Partia Demokratike vetë a ka sondazhe? Keni të dhëna?

Sali Berisha: Jo, nuk bëjmë. Nuk bëjmë sondazhe ne./Alfapress.al

Po ndodh...