Sot dita më e nxehtë e vitit! Termometri shënon deri në 42°C, cilat janë këshillatqë duhet të ndiqen

12 August 2026, 13:27 / JETË ALFA PRESS

Kjo e mërkurë është konsideruar nga sinoptikanët si dita më e nxehtë e viti në vendin tonë, teksa termometri pritet të shënojë vlerën maksimale deri në 42 gradë celcius. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale Agjencia për Media dhe Informim ka këshilluar qytetarët që të shmangin daljet në orët e pikut, të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të pinë sa më shumë ujë, dhe të kujdesën veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Në njoftimin e bërë MIA bën thirrje që në rast se një person ndihet i dobët,i konfuzuar apo me simptoma të tjera nga i nxehti të kërkohet ndihmë njekësore.

Njoftimi i plotë:

42°C | Kujdes nga temperaturat e larta!

Sot pritet të jetë dita më e nxehtë e vitit në Shqipëri, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 42°C.

Për të përballuar më mirë të nxehtin:

Pini ujë shpesh, edhe nëse nuk ndjeni etje.

Shmangni ekspozimin në diell dhe aktivitetin fizik në orët më të nxehta.

Vishuni lehtë, me rroba të lirshme dhe me ngjyra të çelëta.

Qëndroni në ambiente të freskëta dhe mbani sa më të freskët hapësirat e banimit.

Kujdesuni veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Mos lini fëmijë apo persona të tjerë në automjete të parkuara, edhe për pak minuta.

Mos harroni kafshët – sigurojuni ujë të freskët dhe një hapësirë me hije.

Nëse ndiheni të dobët, të marramendur, të konfuzuar ose me simptoma të tjera nga i nxehti, kërkoni ndihmë mjekësore. Sot, më shumë se çdo ditë tjetër, kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin.

Po ndodh...