Qofte me miell misri e presh

Përbërësit:
1 filxhan çaji miell misri
500 gr presh
2 filxhanë kafeje vaj
1 filxhan kafeje gjizë ose djath i thërrmuar
1 kokërr vezë
Kripë, piper, majdanoz
2 lugë gjelle miell gruri
Përgatitja:
Preshët e pastruar e të larë grihen hollë, kaurdisen me yndyrë në enë të mbuluar me kapak në mënyrë që të zbuten, pastaj i heqim nga zjarri dhe i shtojmë gjizë ose djathë të thërmuar, kripë, piper, vezë dhe majdanoz të grirë hollë. Në një tenxhere tjetër me ujê të vluar e kripë hedhim miellin e misrit në raportin: 1 miell - 2 ujë, e përziejmë shpejt që të mos krijohen kokrriza, e ziejmë sa të bëhet një brumë i ngjeshur. Pastaj e heqim nga zjarri, e përziejmë me preshin e pergatitur. I ndajmë në copa, i japim formën e rrumbullakët.
Receta e përgatitur nga zonja Mirela
Po ndodh...
ide
Aritmetika elektorale e reformës
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
