“Surpriza të mëdha për qeverinë”/ Homeland Justice nxjerr listat e SHISH, publikohen numrat e celularëve të agjentëve shqiptarë
Hakerat e grupit "Homeland Justice" kanë publikuar në llogarinë e tyre në Telegram numrat e celularit të të gjithë agjentëve të Shërbimit Informativ të Shtetit. Dokumentet i përkasin vitit 2020 dhe siç pretendohet, janë listat e plota të rrjetit të inteligjencës shqiptare.
Siç shihet dhe nga pamjet, hakerat kanë ngarkuar në rrjet disa dokumente, të cilat janë parë dhe nga redaksia e newsbomb.al dhe konfirmohet se janë autentike.
Ato përmbajnë listën e plotë të numrave telefonikë të agjentëve të Shërbimit Informativ të Shtetit, të vulosura dhe nga kompani celulare.
"Në javët në vazhdim, do të ketë surpriza të mëdha për qeverinë", shkruajnë hakerat, ndërkohë që numrat e telefonit të rrjetit të Shërbimit Informativ janë publikë.
Vlen të theksohet, se asnjë nga dokumentet nuk i përket periudhës së fundit, por janë të vitit 2020 dhe paraprakisht, gjasat janë që të jenë dokumentet që u morën nga posta elektronike e kreut të kohës të SHISH, Helidon Bendo.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128