VIDEO/ Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

28 September 2026, 09:13 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, nis mbledhja e

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hënë ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave ku ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.

Siç shihet edhe nga pamjet, eskorta e kryeministrit ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Pallatit të Brigadave dhe në orën 08:30 ka nisur takimi sipas axhendës.

Takimi vjen në një moment kur institucionet e sigurisë janë përballë një prej çështjeve më të ndjeshme të viteve të fundit, pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Burime institucionale bëjnë të ditur se diskutimet do të përqendrohen te siguria kombëtare dhe mbrojtja e informacionit të klasifikuar, ndërsa pritet të shqyrtohen edhe mekanizmat që lidhen me funksionimin e institucioneve të sigurisë në raste kur drejtuesit e tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.

Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit.

Po ndodh...

ide