Aksion në veri të Kosovës/ Sekuestrohen armë, municion dhe uniforma ushtarake

27 September 2026, 22:31 / KOSOVA ALFA PRESS
Aksion në veri të Kosovës/ Sekuestrohen armë, municion dhe

Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në dy lokacione në veri të vendit, ku ka sekuestruar armë, municion, uniforma ushtarake dhe pajisje të tjera.

Sipas raportimeve, kontrollet janë kryer më 27 shtator në fshatin Dren të Leposaviqit dhe në Shipovë të Zubin Potokut, pas informacioneve për armë dhe mjete të kundërligjshme.

Në Dren, policia ka sekuestruar një armë M-56, dy pistoleta, si dhe 139 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Për rastin është arrestuar një 55-vjeçar.

Ndërkohë, në një shtëpi të pabanuar në Shipovë është gjetur një pushkë automatike AK-47, gjashtë karikatorë dhe 157 fishekë, si dhe një pushkë gjuetie M-48, 186 fishekë, bajonetë, uniforma ushtarake me emblemë serbe dhe pajisje të tjera ushtarake.

Për rastet është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Për rastin në Shipovë, deri tani nuk është arrestuar asnjë person.

Po ndodh...

ide