Papa Leo XIV kundër eutanazisë: Mjekësia s’mund t’i shërbejë një vdekjeje të programuar
Papa Leo XIV është shprehur kundër eutanazisë gjatë vizitës së tij në Lourdes, duke theksuar se ligjshmëria e një veprimi nuk nënkupton domosdoshmërisht se ai është edhe moralisht i drejtë.
Teksa iu drejtua pacientëve dhe personave me aftësi të kufizuara që merrnin pjesë në një pelegrinazh, Papa vuri theksin te mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe kundërshtoi shkaktimin e vdekjes në emër të asaj që e cilësoi si “dhembshuri të rreme”.
“Është e pamundur që të konsiderohet normale shkaktimi i vdekjes”, deklaroi Papa dhe shtoi se asnjë ligj njerëzor nuk duhet të zbehë bindjen për dinjitetin e patjetërsueshëm të çdo personi.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur në Francë vijon debati mbi legjislacionin për fundin e jetës. Kisha Katolike ka mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj legalizimit të eutanazisë.
“Edhe në të ardhmen, mjekësia nuk mund të bëhet kurrë shërbëtore e një vdekjeje të programuar”, u shpreh Papa Leoni.
Papa bëri thirrje gjithashtu për forcimin e kujdesit paliativ dhe zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit mjekësor, duke kërkuar më shumë mbështetje dhe kujdes për pacientët.
“Të dashur vëllezër e motra pacientë, dua t’ju them: ju nuk jeni barrë. Ju jeni zemra rrahëse e njerëzimit tonë dhe një thesar i çmuar për Kishën”, tha Papa.
Në përfundim të vizitës, Papa përshëndeti dhe bekoi besimtarët dhe pelegrinët e mbledhur në Lourdes.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128