Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në Pallatin e Brigadave.
Takimi nisi në orën 08:30 dhe në të mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë.
Mbledhja u zhvillua në një moment të ndjeshëm për institucionet e sigurisë, pas hetimit dhe masës së arrestit në shtëpi ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë kombëtare, mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe çështjet që lidhen me funksionimin dhe garantimin e sigurisë së institucioneve, veçanërisht në rastet kur drejtues apo punonjës të tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.
Rama kishte deklaruar një ditë më parë se çështja e Hysenit dhe përgjegjësitë institucionale do të diskutoheshin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke e cilësuar këtë tryezë si vendin ku duhet të trajtohen garancitë për mbrojtjen e institucioneve të sigurisë.
Me përfundimin e mbledhjes, deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje të plota mbi diskutimet e zhvilluara gjatë takimit.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128