“7 fëmijët e Ursulës”/ Rama e kthen zgjerimin e BE-së në një histori familjare: Të gjithë rreth tavolinës, por jo të gjithë kanë të njëjtën vlerë zëri

Kryeministri Edi Rama përdori një metaforë familjare për të përshkruar procesin e zgjerimit të BE, gjatë Konferencës Ndërparlamentare me përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve europiane.
Duke iu referuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, "e cila ka shtatë fëmijë", Rama e krahasoi BE-në me një familje me shtatë kandidatë për anëtarësim.
Sipas tij, të gjithë duhet të jenë “rreth tavolinës”, ndërsa ajo që përfiton secili duhet të përcaktohet nga merita dhe progresi në procesin e integrimit.
“Ka një koiçidencë këtu, 7 fëmijë ka Ursula dhe BE-ja ka 7 kandidatë. Kështu që fëmijët e Ursulës nuk u rritën në lagje, ata u rritën rreth tavolinës. Ajo s’i tha vajzës shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus atje te cepi, sepse mami është pak e zënë, ajo s’i tha djalit shko dhe luaj me ca lodra kineze, sepse tani tavolinën e përdorin të rriturit, jo ishin të gjithë rreth tavolinës, por jo të gjithë kishin të njëjtën vlerë zëri, s’kishin të njëjtën forcë fjale, madje edhe ushqimi mund të mos ketë i njëjtë. Mendoj se Europa duhet të gjejë momentin e Helmut Kohlit dhe të thotë hajde të gjithë rreth kësaj tavoline, dhe pastaj se çfarë merr secili varet nga procesi që bazohet te merita. Nëse ende po punon për një kapitull tjetër, je ende një nga fëmijët e Ursulës që s’është rritur ende”.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128