“Tani vjen prova”/ Brukseli i kërkon llogari Tiranës, McAllister: Gjyqësor i pavarur dhe rezultate kundër korrupsionit

28 September 2026, 11:41 / POLITIKË ALFA PRESS
“Tani vjen prova”/ Brukseli i kërkon llogari Tiranës,

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David Mcallister u shpreh në video-mesazhin e tij për Konferencën Ndërparlamentare Shqipëri-BE, se forcimi i pavarësisë së gjyqësorit është sfida e vendit tonë drejt integrimit europian.

Mcallister theksoi se tashmë duhen arritur rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit, ndërkohë që kërkoi garanci që institucionet publike t’u shërbejnë qytetarëve.


Mcallister: I afron ekonomitë me njëra-tjetrën forcën institucionet dhe ndihmon qëndrueshmërinë afatgjatë në kontinentin tonë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka përforcuar më tej rëndësinë strategjike të zgjerimit të BE-së.

Mbajtja e BP në një gjendje të zgjatur pasigurisë mund të dobësojë mbështetjen për reformat dhe krijon mundësi që palë të treta të zgjerojnë ndikimin e tyre negativ. BE duhet t’i çojë përpara negociatat sa herë që përmbushen kriteret e dakordësuara.

Vendet që zbatojnë reformat duhet të jenë në gjendje të mbështeten te bashkimi Europian për përmbushjen e angazhimeve të marra prej tij. Shqipëria ka hapur të 6 grupkapitujt e negociatave.

Tashmë sfida që qëndron përpara është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, arritja e rezultateve të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe garantimi që institucione publike t’u shërbejnë qytetarëve në mënyrë efektive. Ju inkurajoj t’i çoni përpara këto reforma me të njëjtën vendosmëri.

Po ndodh...

ide