“Mos ua përmend sot Greqinë”/ Rama braktis papritur konferencën për zgjerimin e Shqipërisë në BE: Kam takim me gjermanët…

28 September 2026, 12:46 / POLITIKË ALFA PRESS
“Mos ua përmend sot Greqinë”/ Rama braktis papritur

Po zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të vendeve evropiane për agjendën strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.

Pas fjalës përshëndetëse, kryeministri Edi Rama ka lënë papritur këtë takim duke u larguar. Ai tha se ka një takim me gjermanët, duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, ndërkohë që në panel po fliste austriaku Andreas Schieder.

“Kam një takim me gjermanët dhe do më duhet të iki, se nuk e lë dot Gjermaninë të më pres për aq shumë. Edhe më kanë thënë bile që është gjerman shumë i rëndësishme”, i tha Rama raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

Ndërkohë ky I fundit nuk e kurseu batutën, duke e lidhur gjithçka me futbollin.

“Ama mos përmend Greqinë. Mos ja përmend Greqinë gjermanëve sot. Sepse humbën, Gjermania humbi dje 0-1 ndaj Greqisë në futboll”, tha ai.

“Po ja pra, më në fund paska ardhur koha e Greqisë të fitonte”, ia ktheu Rama.

Po ndodh...

ide