Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare, në rend dite deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës

28 September 2026, 08:43 / KOSOVA ALFA PRESS
Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare, në rend dite

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa pika, mes tyre miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe betimin e deputetëve.

Në seancë pritet të shqyrtohet edhe miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator.

Në rendin e ditës është përfshirë gjithashtu zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe formimin e komisioneve parlamentare, një hap i rëndësishëm për funksionalizimin e punës së Kuvendit.

Po ndodh...

ide