Skandali te SHISH/ Sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare, zbardhen detaje nga mbledhja e thirrur nga presidenti Begaj

28 September 2026, 08:25 / POLITIKË ALFA PRESS
Skandali te SHISH/ Sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare, zbardhen

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Takimi do të zhvillohet në orën 08:30 dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm edhe ministra që mbulojnë sektorët e sigurisë, si dhe drejtues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kombëtare.

Thirrja e Këshillit vjen pas nisjes së hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 

Për çështjen, kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi është në kompetencën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare.

 

Po ndodh...

ide