Turqia në kaos, tifozët shpërthejnë ndaj Montellës: Dorëhiqu

28 September 2026, 23:55 / SPORT ALFA PRESS

Italia e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Turqinë sfidën e Nations League në Bursa, ndërsa zemërimi i tifozëve nuk vonoi të shpërthente në tribuna.

Pas golave të Italisë, që e çuan ndeshjen në avantazhin e 2-0, tifozët turq nisën të protestojnë kundër trajnerit Vincenzo Montella. Nga tribunat u dëgjuan fuqishëm thirrjet “Montella istifa!”, që në shqip do të thotë “Montella, dorëhiqu!”.

Protesta u shoqërua edhe me thirrje kundër Federatës Turke të Futbollit, me tifozët që kërkuan gjithashtu “TFF istifa!” – dorëheqjen e drejtuesve të federatës. Situata u përshkallëzua më tej pasi Italia vazhdoi të shënonte dhe e çoi avantazhin në 3-0 brenda 27 minutave, duke rritur edhe më shumë pakënaqësinë në stadium.

Kliko këtu për të parë reagimin e tifozëve në stadium

Kështu, një ndeshje që duhej të ishte një tjetër provë e rëndësishme për Montellën u kthye shumë shpejt në një natë protestash. Trajneri italian u vendos në qendër të zemërimit të tifozëve turq, ndërsa nga tribunat nuk munguan as thirrjet kundër presidentit të federatës, İbrahim Hacıosmanoğlu.

Po ndodh...

ide