Pse mungoi Skënder Hita në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

28 September 2026, 21:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ra në sy mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Por mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e ka një shpjegim.

Raportohet se drejtori ndodhet aktualisht në Hagë, në Holandë, në kuadër të një vizite të planifikuar më herët dhe po zhvillon takime me drejtues të strukturave policore të vendeve të Bashkimit Europian.

Në qendër të këtyre takimeve, janë platformat e bashkëpunimit, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi mes strukturave europiane në luftën kundër krimit të organizuar. 

Policia e Shtetit, megjithatë, deri tani nuk ka bërë publik një njoftim zyrtar për vizitën dhe axhendën e drejtorit të Përgjithshëm në Hagë, por kjo pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.

Po ndodh...

ide