Zjarr në Bishan të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

28 September 2026, 20:36 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në Bishan të Vlorës, era favorizon përhapjen e

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në fshatin Bishan të Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte.

Në vendngjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës, ndërsa shërbimet kanë nisur ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll.

Era ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve në terren.

Nga flakët është djegur bimësia e zonës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.

 

Shërbimi zjarrfikës vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

 

Po ndodh...

ide