Tirana në lëvizje: Mbyllen fjalimet te Protesta para kryeministrisë, nis marshimi drejt rrugëve të kryeqytetit

Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Përgjatë protestës, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë marrë fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për ndryshim dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura nga protestuesit gjatë tubimit.
Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare.
Tubimi shënon ditën e 118-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128