Nations League/ Gjeorgjia e Kvaras barazon ndaj Ukrainës, fiton në fund Maqedonia Veriut

Tre ditë pas humbjes 1-0 kundër Irlandës së Veriut që vulosi fatin e Willy Sagnol, trajnerit të ekipit kombëtar që nga viti 2021, Gjeorgjia, me Khvitcha Kvaratskhelia që luajti të gjithë ndeshjen, ende nuk e ka gjetur rrugën e kthimit drejt fitores (0-0).
Kundër një skuadre të guximshme ukrainase, e cila mposhti Hungarinë e Dominik Szoboszlai 1-0 të enjten e kaluar, gjeorgjianët luftuan (14 gjuajtje, 5 në portë) pa arritur kurrë të mposhtnin portierin e Benficas, Anatoliy Trubin.
Për ndeshjen e tij të parë, Ramaz Svanadze, ish-trajner i ekipit nën-23 vjeç, dështoi të siguronte një fitore që do të kishte qenë historike, pasi në 12 përballje, Gjeorgjia nuk ka fituar kurrë kundër Ukrainës (7 humbje dhe 5 barazime).
Ndërkohë, po në orën 18:30, u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera, që të dyja në Grupin C. Kështu, Letonia barazoi 0-0 me Qipron, ndërkohë që Maqedonie e Veriut arriti të fitonte 3-2 në fundin e takimit në transfertë.
Piloyan (20’) autogol, Krstovic (38’) dhe Latkovi (89’) shënuan për miqtë maqedonas, ndërsa Serobyan (34’) dhe Spevikyan (65’) realizuan për qipriotët.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
