Trump ‘hap derën’ për negociata me Iranin, në tryezë lehtësimi i sanksioneve dhe lirimi i aseteve të ngrira

Presidenti amerikan Donald Trump duket se është i gatshëm të bëjë një hap drejt rifillimit të negociatave me Iranin, duke shqyrtuar mundësinë e lehtësimit të sanksioneve dhe lirimit të disa aseteve iraniane të ngrira, në këmbim të hapave konkretë nga Teherani lidhur me programin e tij bërthamor.
Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga Axios, propozimi i Uashingtonit vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike të ndërmjetësve të Katarit dhe Pakistanit për rikthimin e SHBA-së dhe Iranit në tryezën e bisedimeve kanë hasur vështirësi.
Bisedimet mes dy vendeve kanë mbetur të ngrira që prej korrikut dhe palët vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për çështjet kryesore.
Teherani kërkon që negociatat të përqendrohen te situata në Ngushticën e Hormuzit dhe bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane. Nga ana tjetër, administrata Trump kërkon që Irani të ndërmarrë hapa dhe të bëjë lëshime lidhur me programin e tij bërthamor.
Megjithatë, oferta amerikane për lehtësimin e disa masave ekonomike dhe lirimin e aseteve të ngrira mund të krijojë hapësirë për një rikthim të diplomacisë. Kjo vjen pasi Trump kishte refuzuar propozimin e fundit të paraqitur nga pala iraniane.
Ndërkohë, ndërmjetësit pritet të takohen në Nju Jork me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi për të diskutuar një propozim të Katarit, i cili është negociuar gjatë ditëve të fundit. Më pas pritet të zhvillohen kontakte edhe me zyrtarë të administratës Trump, me synimin për të përcjellë qëndrimin e Teheranit dhe për të gjetur një terren të përbashkët.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128