Plagosi me thikë 65-vjeçarin në një kantier ndërtimi, arrestohet shqiptari në Greqi
28 September 2026, 22:05 / AKTUALITET
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada.
Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, 28 shtator, në rrugën Gennimata. Sipas policisë greke, dy burrat po punonin në të njëjtin kantier kur u përfshinë në një konflikt për një mosmarrëveshje financiare.
Gjatë përplasjes, 75-vjeçari e goditi 65-vjeçarin me thikë në qafë, brinjë dhe bark.
I plagosuri u dërgua në spitalin “Kryqi i Kuq”, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u arrestua nga efektivët e ekipit DIAS, të cilët mbërritën në vendngjarje pas incidentit.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
Nga Ermal Peçi
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Nga Ermal Peçi
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Nga Enver Robelli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128