“Je një rrotë k***”, postimi i aktivistit fut në sherr Adriana Kalanë dhe Edmond Spahon, ish-deputeti e kërcënon hapur

28 September 2026, 22:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Një sherr virtual ka shpërthyer në rrjetet sociale mes ish-deputetit demokrat, Edmond Spaho dhe avokates Adriana Kalaja.

Shkak është bërë një postim që aktivisti Mariglend Doçi ka bërë në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka publikuar një foto në të cilën pretendon se është një mesazh që i ka mbërritur nga llogaria e ish-deputetit Spaho dhe ku i drejtohet me një gjuhë vulgare.

Në këtë postim ka komentuar Kalaja e cila ka shkruar: “Ky doli me i ndyre se te tjerët”, referuar kështu Spahos, ndërkohë që ky i fundit nuk ja ka “përtuar” dhe i është kthyer duke e kërcënuar se do të publikojë mesazhet në të cilat vetë Kalaja shante ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Adriana Kalaja harrove sa ma ke share Berishen kur nuk te beri Avokate te Popullit? A do qe ti publikoj cfare me ke shkruar se ende i kam ne telefon?”, i kthehet Spaho.

“Je një rrotë k***”, postimi i aktivistit fut në

Po ndodh...

ide