Shkrimi i dorës i Angelina Jolie bëhet viral sërish: Nuk mund t’i lexoj këto...

Një shënim i thjeshtë falënderimi i Angelina Jolie për stafin e një resorti në Greqi është rikthyer në qendër të vëmendjes, duke ndezur një debat të madh në rrjetet sociale për shkrimin e dorës së aktores.
Fotoja e shënimit, e publikuar fillimisht nga resorti në vitin 2023, është shpërndarë sërish në platformën X dhe ka marrë miliona shikime.
Jolie e kishte lënë shënimin gjatë qëndrimit në resortin luksoz Aldemar Olympian Village në Skafidia të Greqisë, ku ndodhej gjatë xhirimeve të filmit “Maria”, ku ajo interpreton rolin e legjendës së operas, Maria Callas.
Shumë përdorues në rrjetet sociale pranuan se e kishin të vështirë të deshifronin shkrimin e aktores. Disa e cilësuan atë si “të tmerrshëm”, “të rrëmujshëm” dhe pothuajse të palexueshëm.
“Nuk mund ta përballoj këtë shkrim, o Zot i madh”, shkroi një përdorues, ndërsa të tjerë u shprehën se edhe vetë fjalët ishin të vështira për t’u dalluar.
Por jo të gjithë ranë dakord. Shumë komentues thanë se mund ta lexonin pa problem dhe argumentuan se vështirësia e disa përdoruesve lidhet edhe me faktin se shkrimi i dorës po përdoret gjithnjë e më pak nga brezat e rinj.
“Është pak e rrëmujshme, por mund ta lexoj. Nëse i njeh shkronjat, e kupton se çfarë shkruan”, komentoi një përdorues, në një postim që mori më shumë se 63 mijë pëlqime.
Debati madje u shndërrua në një diskutim për ndryshimet mes brezave dhe aftësinë për të lexuar shkrimin e dorës.
Por çfarë kishte shkruar në të vërtetë Angelina Jolie?
Në shënimin e saj, aktorja falënderonte stafin për mikpritjen dhe qëndrimin e këndshëm në resort:
“Faleminderit për një qëndrim të mrekullueshëm në resortin tuaj të bukur. Ekuipazhi i ‘Maria’ kaloi një kohë të mrekullueshme këtu. Me dashuri, Angelina Jolie.”
Duket se, përtej mesazhit të ngrohtë, ajo që mori gjithë vëmendjen ishte mënyra se si ishte shkruar.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128