Protesta te Kryeministria për vizitën e Von der Leyen, policia nis shoqërimet e para
Një protestë po mbahet këtë pasdite pranë Kryeministrisë, në një kohë kur në Tiranë ndodhet Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Tubimi ishte paralajmëruar për orët e pasdites, ndërsa protestuesit janë mbledhur në zonën pranë Kryeministrisë për të kundërshtuar qeverinë dhe për të përcjellë mesazhet e tyre gjatë vizitës së zyrtares së lartë evropiane.
Ndërkohë, situata është shoqëruar edhe me ndërhyrjen e forcave të policisë. Sipas informacioneve kanë nisur shoqërimet e para të protestuesve.
Von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 16:30, ndërsa një orë më vonë, së bashku me Ramën, do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për mediat.
Protesta dhe masat e sigurisë zhvillohen në një moment kur vëmendja është e përqendruar te vizita e Presidentes së Komisionit Evropian në Tiranë dhe mesazhet që pritet të përcillen gjatë takimeve me drejtuesit shqiptarë.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128