Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? CR7 mbetet në stol, largohet i zemëruar dhe nuk stërvitet me Portugalinë para sfidës me Danimarkën
Cristiano Ronaldo është kthyer në një çështje të vërtetë te Portugalia. Pasi qëndroi në pankinë gjatë ndeshjes së fundit të fituar 2-1 nga luzitanët kundër Norvegjisë, sulmuesi u largua nga stadiumi i Oslo pa u përshëndetur me ekipin.
Por situata është bërë serioze, kur CR7 refuzoi të stërvitej me skudrën në seancën e parë në Malmö, ku portugezët po përgatiten për sfidën e tretë në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës.
Sipas mediave portugeze, sulmuesi kishte mbërritur në fushë rreth gjysmë ore para fillimit të seancës, por ashtu si João Félix dhe Francisco Conceição, dy lojtarët që janë të dëmtuar, nuk u bashkua me grupin. Portugalia nuk synon ta kthejë këtë në një çështje të madhe; megjithatë, duke lënë të kuptohet se diçka po ndodh, Pedro Proença, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, ka udhëtuar me urgjencë drejt grumbullimit të kombëtares
Cristiano Ronaldo është kthyer në një çështje të vërtetë te Portugalia. Pasi qëndroi në pankinë gjatë ndeshjes së fundit të fituar 2-1 nga luzitanët kundër Norvegjisë, sulmuesi u largua nga stadiumi i Oslo pa u përshëndetur me ekipin.
Por situata është bërë serioze, kur CR7 refuzoi të stërvitej me skudrën në seancën e parë në Malmö, ku portugezët po përgatiten për sfidën e tretë në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës.
Sipas mediave portugeze, sulmuesi kishte mbërritur në fushë rreth gjysmë ore para fillimit të seancës, por ashtu si João Félix dhe Francisco Conceição, dy lojtarët që janë të dëmtuar, nuk u bashkua me grupin. Portugalia nuk synon ta kthejë këtë në një çështje të madhe; megjithatë, duke lënë të kuptohet se diçka po ndodh, Pedro Proença, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, ka udhëtuar me urgjencë drejt grumbullimit të kombëtares.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
