"Nuk e di pse kisha një parandjenjë"/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK

30 September 2026, 11:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kreu i policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit në SPAK paraditen e kësaj të mërkure.

Siç u raportua fillimisht, Bala dikur kreu i policisë së Durrësit dhe shef i operacionales në Tiranë, do pyetej për çështjen e Ergys Agasit.

Pas 40 minutash në ambientet e SPAK, Bala doli teksa u pyet nga gazetarët për arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Ai e shmangu pyetjen duke thënë me ironi se “nuk e di pse kisha një parandjenjë që do isha këtu”.

Biznesmeni Ergys Agasi u arrestua një muaj më parë në Shkozet teksa shoqërohej në automjet nga ish-drejtori në polici Uljan Shpataraku, krahu i djathtë i ish-kryepolicir Ilir Proda. Edhe ky i fundit ishte disa ditë më parë për t’u pyetur në SPAK, dyshohet për çështjen e Agasit.

Skandali më i fundit lidhur me Agasin ishin përgjimet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, së cilës SPAK i dha masën e arrestit shtëpiak.

Po ndodh...

ide