Kryepolici Vilson Bala paraqitet në SPAK, dyshime për kontakte me Ergys Agasin kur drejtoi Policinë e Durrësit

Drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Vilson Bala është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit e BKH-së dhe prokurorët e SPAK, ndërsa dyshimet janë për lidhje me Ergys Agasin.
Deri një vit më parë, Vilson Bala ka qenë drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, zonë ku biznesmeni kontravers i arrestuar nga SPAK për aferën e AKSHI-t, ka pasur një veprimtari të gjerë.
Gjithashtu, ka raportime se prokurorët i kanë dërguar fletëthirrje Vilson Balës për një rast të dekonspirimit të një operacioni policor, por nuk është ende e qartë nëse kjo lidhet me rastin e biznesmenit Ergys Agasi, apo është një çështje e re.
Vilson Bala ka mbajtur edhe postin e ish-kreut të Forcës Operacionale dhe ka qenë zyrtari që drejtoi operacionin për arrestimin e Ilir Metës. Partia e Lirisë e ka denoncuar atë për postet që ka mbajtur, si shpërblim për "rrëmbimin e Metës".
Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje, të biznesmenit Gerond Meçe.
Ergys Agasi është një nga figurat që prej kohësh ka gjetur “strehë” në politikë, veçanërisht te Partia Socialiste, duke mbajtur pozita të rëndësishme. Së fundmi, është zbuluar dhe bashkëpunimi i tij me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128