Zjarr i madh në Gjirokastër, flakët pranë banesave dhe magazinave

29 September 2026, 23:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr i madh në Gjirokastër, flakët pranë banesave dhe

Një zjarr i madh ka përfshirë kullotat në zonën e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër, duke vënë në alarm banorët e zonës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Situata paraqitet shqetësuese, pasi zjarri po përhapet në shkurre dhe kallamishte, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe disa magazinave.

Për shkak të afërsisë me zonën e banuar, ekziston rreziku i përhapjes së zjarrit drejt banesave dhe objekteve përreth. 

Po ndodh...

ide