Kombëtarja nuk ndalet, Uzuni shënon rrjetën e dytë, kuqezinjtë kërkojnë goleadë
29 September 2026, 21:23 / SPORT
Kombëtarja shqiptare ka shënuar dy herë brenda pjesës së parë ndaj San Marinos, duke e mbyllur fraksionin e parë me avantazhin 0-2 në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Golin e parë e realizoi Anis Mehmeti në minutën e 21-të, pas një aksioni nga goditja e këndit, duke u gjendur në vendin e duhur pranë portës dhe duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Myrto Uzuni dyfishoi shifrat. Sulmuesi kuqezi u tregua i saktë në minutën e 27-të, duke çuar rezultatin në 0-2 dhe duke i dhënë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm që në pjesën e parë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Nga Eva Idrizllari
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Nga Arben Iliazi
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
