Maran bën lëvizje të mëdha, publikohen formacionet zyrtare të San Marino-Shqipëri

29 September 2026, 20:02 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve sheh përsëri sot Shqipërinë të zbresë në fushën e lojës me ndeshjen e dytë në grupin e saj, ku këtë herë përballet me San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravale.

Kuqezinjtë e kanë nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tyre pas fitores ndaj Bjellorusisë, ndërsa pritet që edhe sot të regjistrojnë një sukses përballë ekipit modest që mban vendin e fundit në reneditjen e FIFA-s.

Trajneri Maran ka bërë rotacion të pjesshëm në ekip, duke lënë jashtë Ramadanin e Pilon të ndëshkuar me të verdhë ndaj bjellorusëve, duke aktivizuar Shehun e Mitajn në vend të tyre.

Ndërkohë, në sulm janë aktivizuar Mehmeti e Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit, kurse surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje me Hysajn i cili e nis nga stoli.

Veterani Berisha gjithashtu është ulur në stol, duk i lënë vendin Sherrit në formacionin titullar.

FORMACIONET ZYRTARE

SAN MARINO: Kolombo, Benvenuti, Rosi, Çevoli, Xhokondi, Xh. Kapikioni, Mularoni, L. Kapikioni, Lazari, Parikoti, Nani.
Trajner: Roberto Çevoli

SHQIPËRIA: Sherri, Sina, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Mehmeti, Muçi, Uzuni, Manaj.
Trajner: Rolando Maran

fdgfdgfdgfddgfdgffdgdgf

Po ndodh...

ide