Shpopullimi masiv/ Berisha në KE: Eshtë jetik një qëndrim ndërkombëtar kundër narko-shtetit shqiptar
Shqipëria po përballet me një prej sfidave më të mëdha të viteve të fundit: largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Evropës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti alarmin për përmasat e emigracionit dhe pasojat që, sipas tij, po sjell shpopullimi për të ardhmen e vendit.
Berisha e lidhi largimin e shqiptarëve me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një ‘narko-shtet’ dhe duke kërkuar një qëndrim ndërkombëtar ndaj qeverisjes shqiptare.
Duke iu referuar shifrave të Eurostat-it dhe një studimi mbi emigracionin, Berisha tha se përmasat e largimit të shqiptarëve nga vendi përbëjnë një ‘kërcënim real ekzistencial’ për kombin, ndërsa kërkoi ndërhyrje dhe vëmendje më të madhe ndërkombëtare ndaj situatës në Shqipëri.
Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha në Strasburg:
Asnjë komb nuk mund dhe nuk duhet të jetë më krenar për diasporën e tij sesa kombi shqiptar. Ne i detyrohemi asaj për mbijetesën tonë, liritë tona dhe një kontribut të madh në kulturën tonë.
Por sot, për fat të keq, më duhet t’ju paraqes një tablo të tmerrshme, një efekt shkatërrues të emigracionit në vendin tim.
Justin Gest në një studim në 149 vende, ka gjetur se emigracioni mund të sjellë një thatësirë demokratike dhe të ketë pasoja shumë të rënda.
Në Shqipëri, kjo e ka vendosur kombin përballë një kërcënimi real ekzistencial.
Dhe aktualisht, në hapësirën e Bashkimit Evropian, nga 1,000 shqiptarë, 466 shqiptarë, sipas Eurostat-it, jetojnë në BE. Imagjinoni se ku ndodhemi.
Kjo është tërësisht për shkak të narko-shtetit të Shqipërisë, i cili është më klasik se çdo shtet narkotik në botë, por fatkeqësisht i panjohur dhe i pavlerësuar si i tillë nga Evropa, të paktën.
Shqipëria është eksportuesja e parë e kanabisit dhe kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë.
Për ta përmbyllur, është jetike një qëndrim ndërkombëtar kundër këtij shteti narkotik për të shpëtuar kombin.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128